044 50 50 60 WhatsApp

DEKLARATA E PRIVATËSISË

 IUTEPAY SH.P.K.

 

Në fuqi prej datës: 09.11.2023

 

Ne, IUTEPAY SH.P.K, regjistruar
me numër NIPT-i M02209002O, me seli dhe adresë
të regjistruar në: Rruga  “Andon Z.
Cajupi”, Ndërtesa Nr. 3, Hyrja Nr. 2, kati 3-të; me e-mail:
[email protected] (“Shoqëria”
ose “Kontrolluesi” ose “ne”), mbledhim dhe përpunojmë të dhëna
personale të individëve, klientëve tanë 
palëve kontraktuale apo palëve të tjera në tregun Shqiptar (“Ju”). Shoqëria
është një institucion i parasë elektronike me liçencë Nr. 53 datë  28.01.2022 lëshuar nga Banka e Shqipërisë
(BSH). Ne jemi të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë tonë për të ruajtur, mbrojtur
dhe për t’u kujdesur për te dhënat tuaja personale, në përputhje me
legjislacionin respektiv në fushën e të dhënave personale dhe privatësisë.

 

Nëpërmjet kësaj Deklarate Privatësie 
(“Deklarata” ose “Privatësia”), ju prezantojmë mënyrën
sesi ne mbledhim dhe përdorim informacionin personal. Deklarata përshkruan çfarë
metodash përdorim  dhe me çfarë qëllimi,
ofruesit tanë të shërbimeve, proçesi i mbledhjes së informacionit prej jush dhe
rreth jush për efekt të ofrimit të shërbimeve tona dhe dakordësimit të
marrëveshjeve, dakordësimi i marrëveshjeve nëpër pikat tona të kontaktit në
zyrat e kontrolluesit, përmes ndërmjetësve tanë në proçesin e kreditimit ose
kur ju na vizitoni përmes faqes sonë zyrtare të web-it
www.iutepay.al (“Website”) dhe/apo përmes
numrit tonë të shërbimit , të publikuar ne platformë dhe/ose Aplikacioni MyIute
(“MyIute”) ose kanale të tjera që mund të vihen në dispozicion në të ardhmen,
duke përfshirë këtu edhe shërbime të ofruara nga shoqëria përmes palëve të
treta (këtu e më poshtë referuar si “Kanalet në dispozicion”). Ne gjithashtu
sqarojmë cilat janë të drejtat e subjekteve të të dhënave dhe cilat janë
detyrimet tona.

                                                                                                                                                                        

E rëndesishme!

Lexojeni këtë Deklaratë me vëmendje. Përmban informacion të rëndësishëm në
lidhje me mënyrën se si përpunojmë të dhënat personale dhe si shpjegojmë të
drejtat tuaja ligjore. Kjo Deklaratë nuk ka për qëllim të  ndryshojë 
kushtet dhe termat e asnjë marrëveshje të konkluduar më parë me ne, as
të drejtat  që ju lindin ju në kuadër të
legjislacionit të mbrojtjes së të dhënave personale.

Ne nuk ofrojmë shërbime për persona nën
moshën  18 vjec.

Në qoftë se ju jeni nën 18 vjec, ju lutem mos
ndani asnjë të dhënë tuajën personale me ne.

Ne ju kërkojmë bashkëpunimin tuaj për të na
ndihmuar të mbajmë të dhënat tuaja personale të përditësuara, duke na informuar
për çdo ndryshim të mundshëm në të dhënat tuaja personale.

Duke ndarë me ne të dhënat tuaja personale, në
cilindo prej kanaleve tona në dispozicionin tuaj, ju na besoni dhe
vullnetarisht pranoni kushtet dhe termat e Deklaratës  sonë të privatësisë.

Në qoftë se ju po ndani me ne
informacion të një personi tjetër për llogari të tyre, ju duhet të siguroheni
që ky person ka dijeni për këtë
Deklaratë privatësie  dhe 
kërkesat e legjislacionit të aplikueshëm, përpara se të ndani
informacionin.

 

 

 

 

1.                            
KOntrolluesi

1.1                        
Kontrolluesit e
përbashkët të të  dhënave janë  IutePay SH.p.k., 
IuteCredit Albania Sh.a. dhe Iute
Group  AS
(këtu
e në vijim referuar sëbashku si “Kontrolluesit e të dhënave” )
:

IutePay Sh.p.k., Numri NIPT M02209002O

Adresa:

Personi i kontaktit (oficeri jonë për të dhënat personale) për çdo
koment, pyetje apo shqetësim:

Rruga  “Andon Z. Cajupi”, Ndërtesa Nr. 3,  Hyrja Nr. 2, kati 3-të

Anila Vasili

e-mail: [email protected]   

IuteCredit Albania Sh.a., Numri NIPT L42011023U

Adresa:

Personi i kontaktit (oficeri jonë për të dhënat personale) për çdo
koment, pyetje apo shqetësim

Rruga  “Andon Z. Cajupi”, Ndërtesa Nr. 3,  Hyrja Nr. 2, kati 3-të

Anila Vasili

e-mail: [email protected]   

Iute Group AS, Numri i regjistrimit 11551447

Adresa:

Personi i kontaktit (oficeri jonë për të dhënat personale) për  çdo koment, pyetje apo shqetësim

Maakri tn 19/1, Tallinn, 10145, Estonia.

Sander Zoova

e-mail: [email protected]   

Kontrolluesi i të dhënave
është përgjegjës për mënyrën përpunimin e saktë dhe të ligjshëm të të dhënave personale
të cilat janë mbledhur sipas ligjit nga ju.

2.                            
KUSHTET DHE TERMAT E PËRDORURA

Rregullorja ka
të listuara 26 përkufizime të cilat nuk do të ishte e udhës të riprodhohen
shumë herë. Gjithsesi, përkufizimet më thelbësore të lidhura me këtë Deklaratë janë
si vijon: 

“Grup” – Iute Group AS dhe të gjitha kompanitë e lidhura me të.

“Kontrolluesi i të dhënave” – personi fizik apo juridik, autoriteti publik, agjencia apo organe te
tjera, të
 cilët, veç e veç
apo sëbashku, përcaktojnë arsyet, qëllimin dhe mjetet për përpunimin e të dhënave
tuaja personale.

“Të dhëna personale” – çdo informacion në lidhje me ju, përfshirë dhe informacionin e marrë nga
çdo bazë publike të dhënash, nga  kanale
publike si dhe informacion i mbledhur sipas ligjit nga palë të treta përmes të
cilit ju mund të identifiikoheni direkt ose indirekt, në mënyrë të veçantë nga
të dhëna identifikuese të tilla si: emrat, numri personal i identifikimit, të
dhëna për vendodhjen, numri telefonit, e-mail-i apo një ose më shumë detaje
identifikuese tuajat.

“Përpunimi i të dhënave personale” – çdo veprim apo sërë veprimesh ndaj të dhënave tuaja
personale, realizuar përmes mjeteve automatike apo të tjera, të tilla si
mbledhja, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatja, korrigjimi, këshillimi,
përdorimi, shpërndarja apo transferimi, përhapja, përshtatja ose kombinimi,
bllokimi, fshirja apo shkatërrimi i të dhënave.

“Pseudonimizimi i të dhënave personale” ose “Anonimizimi
i të dhënave personale”
– pseudonimizimi ose anonimizimi janë veprime
alternative ndaj fshirjes apo shkatërrimit të të dhënave tuaja personale.

“Rregullore”
Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave Personale (EU) 2016/679.

3.                            
Parimet e përgjithshme të përpunimit të të dhënave personale

3.1                        
Ne i përpunojmë
të dhënat tuaja personale në përputhje me legjislacionin në fuqi, përfshrë këtu
Ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008, i ndryshuar më Ligjin Nr. 48/12, ndryshuar me
Ligjin Nr. 120/2014 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”,  Rregulloren Nr. 59 te Bankes se Shqipërise
“Mbi transparencen e produkteve bankare dhe financiare”, e ndryshuar, në
përputhje me këtë politikë si edhe me kushtet dhe termat e marrëveshjes/ve që
kemi dakordësuar me ju.

3.2                        
Ne i përpunojmë
të dhënat tuaja personale në një mënyrë të besueshme dhe në konfidencialitet të
plotë. Ne respektojmë të drejtën e çdo personi që të dhënat e tij të jenë të
mbrojtura  dhe ne do të bëjmë më të mirën
tonë për t’u siguruar që të dhënat personale që ne mbledhim të jenë të
mbrojtura. Ne vlerësojmë rregullisht risqet e lidhura me përpunimin e të dhënave
personale dhe aplikojme strategji të mitigimit të riskut.

3.3                        
Mbrojtja e të dhënave
personale është një pjesë integrale e shërbimeve tona nën mbikqyrjen e
vazhdueshme të oficerit tonë të mbrojtjes së të dhënave personale. Ne
sigurohemi që punonjësit dhe bashkëpunëtorët tanë partner të njohin dhe të
veprojnë në përputhje me kërkesat e mbrojtjes së të dhënave personale. Ne i
trajnojmë dhe edukojmë punonjësit tanë të respektojnë kërkesat e politikës sonë
të privatësisë.

3.4                        
Ne përpunojmë të
dhënat tuaja personale në mënyrë të ligjshme dhe në bazë të një qëllimi. Ne
përcaktojmë synime të qarta për përpunimin e të dhënave personale dhe i
përpunojmë të dhënat personale në përputhje vetëm me këto qëllime. Ne nuk
mbledhim apo përpunojmë të dhëna që nuk na nevojiten. Ne kemi të drejtën të
fshijmë/mbulojmë apo të përdorim mënyra të tjera për të bërë të
dhënat/dokumentet e paraqitura para nesh të palexueshme përsa kohë këto të
dhëna nuk janë të nevojshme për ofrimin e shërbimeve.

3.5                        
Ne përpunojmë të
dhënat tuaja personale në një mënyrë transparente dhe të drejtë. Ne sigurohemi
që të mundësojmë një përpunim të duhur, të sigurt, të ndershëm dhe të ligjshëm
të të dhënave tuaja personale.

3.6                        
Ne do të ruajmë
të dhënat tuaja personale vetëm për aq kohë sa ruajtja e të dhënave  kërkohet nga ligji apo nga marrëveshja që
kemi dakordësuar apo për aq kohë sa është e nevojshme sipas parashikimeve të
shërbimeve tona dhe interesit tonë legjitim. Në fund të çdo periudhe të
ruajtjes së të dhënave, ne do të fshijmë në mënyrë permanente të dhënat tuaja
personale ose do t’i anonimizojmë ato.

3.7                        
Ne e vendosim
fokusin tek përpjekjet tona që të dhënat tuaja personale që ne përpunojmë të
përpunohen ne mënyrën e duhur, aq sa duhet dhe sipas qëllimit për të cilin janë
mbledhur.

4.                            
SI I MBLEDHIM TE DHËNAT TUAJA PERSONALE

Ne mund t’i mbledhim dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale në rastet si
vijon: 

§ Në qoftë se ju na kontaktoni nëpërmjet cilitdo kanal komunikimi
vënë në dispozicion nga ne, për të kërkuar informacion në lidhje me  shërbimet apo produktet tona;

§ Në qoftë se ju apo personi juaj i kontaktit apo
përfaqësuesi  juaj,  na vendosni 
në dispozicion detaje nëpërmjet cilitdo prej kanaleve tona të komunikimit,
vënë në dispozicion për ju;

§ Në qoftë se për disa të dhëna kërkohet sipas ligjit një
dhënie pëlqimi e shkruar, pëlqimi do të merret prej jush, fizikisht pranë
ambienteve të partnerëve/ agjenteve tanë, ose në rastet e përdorimit nga ana
juaj të kanaleve elektronike, pëlqimi juaj do të mblidhet nëpërmjet klikimit tuaj
në kutinë/të respektive dhe në këtë rast, pëlqimi i mbledhur në këtë formë do
të konsiderohet ekuivalent ndaj pëlqimit të shkruar;

§ Përmes kërkimit në regjistra publikë;

§ Në qoftë se të dhënat tuaja bëhen të disponueshme në
kuadër të një marrëveshje për ofrimin e shërbimeve nga ana e kontrolluesit;

§ Në qoftë se ju i përgjigjeni fushatave tona të marketing,
si përshembull, duke plotësuar një pyetësor ose duke ndarë me ne të dhëna në
rrugë elektronike;

§ Në qoftës e subjekte të tjera juridike, përfshirë
partnerët tanë, transferojnë të dhënat tuaja tek ne.

5.                            
CFARË TË DHËNA PERSONALE MBLEDHIM

5.1                        
Ne përpunojmë të
dhënat tuaja personale në lidhje me identitetin tuaj si dhe të dhëna të tjera
të nevojshme me qëllim dakordësimin dhe konkludimin e një llogarie pagesash të
parasë  elektronike apo të çfarëdo lloj
marrëveshje tjetër, për përmbushjen e kërkesave tuaja, peticioneve, aplikimeve,
ankesave, si edhe me qëllimin e përmbushjes së detyrimeve tona ligjore, ky
përpunim është i detyrueshëm për të përmbushur këto objektiva. Pa këto të dhëna
ne nuk do të mundeshim të ofronim shërbimet e duhura. Në qoftë se ju nuk ndani
me ne të dhëna identifikuese, ne e kemi të 
pamundur të lidhim një  marreveshje llogarie pagesash të parasë  elektronike apo çfarëdo marrëveshje tjetër me ju.

5.2                        
Ne gjithashtu
përpunojmë të dhëna për qëllime marketingu, sigurie fizike dhe/ose qëllime
analitike, për të qënë në gjendje t’ju ofrojmë produkte dhe shërbime  të një cilësie të lartë tani dhe në të
ardhmen
.

5.3                        
Kategoritë më poshtë të të dhënave personale mund të mblidhen për ju dhe
nga ju apo nga përfaqësuesi juaj apo personi juaj i kontaktit, në varësi të
faktit në qoftë se ju jeni një klient potencial, klient apo palë kontraktuese
dhe të cilit prej shërbimeve tona do të përdorni:

Informacioni personal

Emri juaj, gjinia, numri personal i identifikimit,
numri i llogarisë  bankare, data e
lindjes,  aftësia ligjore, rezidenca
tatimore, kombësia dhe shtetësia, si edhe të 
dhëna tuajat historike të cilat mund të jenë në  ruajtje pranë nesh në kuadër të
bashkëpunimeve të mëparshme përgjatë periudhës së ruajtjes.  Emri i personit tuaj të kontaktit siç na
është vënë në dispozicion nga ju, i cili nuk është një garantor, përfshirë
dhe të dhënat e marra nga ne për personin tuaj të kontaktit gjatë fazës së
kontrollit kryer nga ne, në qoftë se një e dhënë e tillë është mbledhur në
një bazë të dhënash të personave të lidhur. Emri, numri personal i
identifikimit, adresa, numri i telefonit dhe të dhëna të tjera të
përfaqësuesit tuaj të specifikuara në aktin e kalimit të tagrave sipas
ligjit, në rast se ju autorizoni një person të tretë t’ju përfaqësojë ju
pranë shoqërisë

Detaje

të dokumentave

Lloji i dokumentit tuaj apo  përfaqësuesit tuaj, vendi që e ka lëshuar,
numri, data e skadencës, informacion i përfshirë në barcode-in e dokumentave
(mund të variojë në varësi të dokumentit) si dhe element të sigurisë

Të dhëna

 identifikuese të

 fytyrës

 

Foto, video, regjistrime tingujsh, fotografi te
dokumentit tuaj dhe/ose të përfaqësuesve tuaj,  video apo regjistrim tingujsh të realizuara
përgjatë proçesit të verifikimit

Detaje kontakti

Të dhëna tuajat dhe të përfaqësuesit tuaj të aksesit në
pajisje, duke përfshirë por duke mos u limituar, në informacion në lidhje me
datën, kohën kur ju apo përfaqësuesi juaj keni pasur aktivitet në kanalet tona
të vëna në dispozicion për  ju, adresën
e IP-së tuajën apo të përfaqësuesit tuaj, cookies që ju apo përfaqësuesi juaj
keni pranuar si dhe emrin e domain-it, atributet software dhe hardware tuajat
apo të përfaqësuesit tuaj, si edhe të dhëna të përgjithshme të vendndodhjes
gjeografike tuajës apo të përfaqësuesit tuaj (psh. qyteti, vendi).

Të dhëna teknike

Të  dhënat e
pajisjes së  nënshkrimit tuajat dhe të  përfaqësuesit tuaj, duke përfshirë  por pa u limituar në  informacion në  lidhje me datën, kohën e aktivitetit tuaj
apo të  përfaqësuesit tuaj në  kanalet tona të  disponueshme, adresën tuaj apo te përfaqesuesit
tuaj te IP-së , cookies që  ju ose përfaqësuesi
juaj keni pranuar si dhe domain, atributet software dhe hardware e juaja apo
e përfaqësuesit tuaj, si dhe të  dhënat
tuaja gjeografike (p.sh. qyteti apo vendi).

Të dhëna të disponueshme publikisht

Përshembull; Informacioni në lidhje me statusin tuaj
apo të përfaqësuesit tuaj si Personi Ekspozuar Politikisht (PEP) dhe
kontrolle në listat publike të sanksioneve dhe të vëzhgimit

Të dhëna në lidhje me ushtrimin e vigjilencës së  duhur në vijimësi

Vendi i punës (p.sh. pozicioni, profesioni, kompensimi
financiar, të dhëna të punëdhënësit, përfshirë këtu numri unik i
regjistrimit, adresa, numri i telefonit, sektori, industria(, të ardhurat e
siguruara dhe të ardhura të tjera, totali i të ardhurave dhe shpenzimeve
mujore, të dhëna të marra nga regjistri i llogarive bankare mbi numrat tuaj
të llogarive bankare, personat e autorizuar për t’i vënë në dispozicion këto
të dhëna, të dhëna në lidhje me masat që rëndonë mbi llogaritë tuaja
(sekuestro konservative, urdhëra bllokimi etj), të dhëna mbi karta debiti ose
krediti,  në qoftë se ka, të dhëna mbi
regjistrimin tuaj pranë Rregjistrit Kombëtar të Gjëndjes Civile mbajtur pranë
Ministrisë së Brendshme (numri personal i identifikimit, adresa aktuale dhe
permanente,  data e vdekjes); në
Regjistrin e dokumenteve identifikuese të Shqipërisë administruar nga
Ministria e Brendshme ose përmes konfirmimit të vlefshmërisë të një dokumenti
identifikimi të lëshuar nga autoritetet.

Të dhëna
komunikimi

Të dhëna lidhur me vizitat tuaja në
faqen tonë zyrtare website dhe komunikimin përmes kanaleve vënë në
dispozicion për ju, vizualet apo regjistrimet audio të mbledhura sa herë që
ju vizitoni zyrat tona apo ambiente të tjera ku ne ofrojmë fizikisht
shërbimet tona si edhe kur ju komunikoni me ne përmes telefonit, apo edhe çdo
e dhënë tjetër e mbledhur përmes e-mail-it, mesazheve, medias sociale apo
mjeteve të tjera të komunikimit.

 

6.                            
PSE DHE MBI ÇFARË BAZE NE PËRPUNOJMË TË
DHËNAT TUAJA PERSONALE

6.1                        
Qëllimi kryesor për të cilin ne përpunojmë të dhënat tuaja
personale apo të përfaqësuesve tuaj,është vendosja e një marrëdhënie me
klientin, performanca dhe përfundimi i marrëveshjes së llogarisë së pagesës,
ushtrimi i detyrimit ligjor sipas parashikimeve ligjore për vigjilencë ndaj
klientit, për të ofruar një shërbim më të mirë ndaj jush, për t’ju bërë oferta,
për të bërë analiza të nivelit të përdorimit të shërbimeve tona si dhe
zhvillimit të shërbimeve të reja. 

6.2                        
Ne përpunojmë të dhëna personale për qëllimet si më
poshtë vijon si edhe mbi bazat si më poshtë listuar:

Qëllimi i procesimit

Baza ligjore për
procesimin

Ne vendosim në qoftë
se do të hyjmë një marrëdhënie me klientin dhe me çfarë kushtesh, apo për të
hyrë në një marrëveshje specifike dhe mbi cfarë kushtesh të ofrojmë shërbimet
tona.

Ekzekutimi i një
marrëveshje apo implementimi i masave parakontraktore apo zbatimi i një
detyrimi ligjor.

Art. 6 (1) (b), (c)
dhe  (f) i Rregullores

Ne do të
identifikojmë ju apo përfaqësuesin tuaj në kuadër të vendosjes së
marrëdhënies me klientin dhe/ose përgjatë marrëdhënies me ju si klient në
mënyrë që të jemi në përputhje të vazhdueshme me kërkesat rregullatore të “Parandalimit
të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit” si dhe parimet e proçedurës
“Njih Klientin Tënd”, përfshirë këtu identifikimin e pronarit perfitues fundor,
në qoftë se ju apo pronari   përfitues fundor
jeni të listuar si Persona të Ekspozuar Politikisht (PEP), në qoftë se ju apo
përfituesi juaj fundor jeni subjekte të sanksioneve financiare. 

Ekzekutimi i një
marrëveshje apo implementimi i masave parakontraktore, zbatimi i një detyrimi
ligjor ose interesi jonë legjitim për manaxhimin e riskut.

Art. 6 (1) (b) dhe
(c) i Rregullores

Ne po zbatojmë një
marrëveshje të dakordësuar me ju ose po garantojmë zbatimin e marrëveshjes
respektive si dhe po mbrojmë, heqim apo realizojmë te
regjistri i llogarive bankare   drejtat tona.

Zbatimi i një
marrëveshje ose implementimi I masave parakontraktuale, zbatimi i një
detyrimi ligjor ose interesi jonë legjitim për të ushtruar të drejtën e
vendosjes në vend të të drejtave tona në rrugë ligjore.

 

Art. 6 (1) (a), (b)
dhe (c) i  Rregullores

Ne parandalojmë
pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit si edhe zbatojmë detyrimet e
lindura në bazë të legjislacionit kombëtar ose ndërkombëtar në fuqi. Kjo
përfshin monitorimin e transaksioneve tuaja si dhe sjelljes suaj ne cilësinë
e klientit apo palës ndërvepruese me Shoqërinë.

Ushtrimi i  një detyrimi ligjor.

Art. 6 (1) (c) i
Rregullores

Ne minimizojmë
riskun ose parandalojmë risqet dhe dëmet për ju si edhe për ne dhe mbrojmë
interesin tuajin dhe tonin, studiojmë cilësinë e shërbimeve tona si dhe
mbledhim evidenca të transaksioneve të biznesit apo dhe komunikimeve të
biznesit. Kjo mund të përfshijë mbikqyrje me video për arsye të tjera të
ndryshme nga verifikimi i indentitetit tuaj, regjistrim telefonatash, chat-i
dhe komunikimi online, seksione komunikimi në chat për qëllime të ndryshme
nga ai i ofrimit të shërbimeve.

            
Ne mund të na
nevojitet pëlqimi juaj

 

Pëlqimi juaj,
zbatimi i një marrëveshje ose implementimi i masave parakontraktuale, zbatimi
i një detyrimi ligjor ose i interesit tonë legjitim për të ndaluar, kufizuar
apo investiguar keqpërdorimin ose përdorimin e paligjshëm të shërbimeve dhe
produkteve tona, ose deformimin e shërbimeve tona në mënyrë që të garantojmë
cilësinë e shërbimeve.

Art. 6 (1) (a) dhe
(f) i  Rregullores

Ne lejojmë aksesin
dhe përdorimin në faqen tonë zyrtare të Internetit, Website.

Zbatimi i një
marrëveshje ose implementimi I masave parakontraktuale ose interesi jonë
legjitim për të parandaluar akses të paautorizuar në Website-n tonë.

Art. 6 (1) (b) dhe
(c) i Rregullores

Ne zhvillojmë
kërkime statistikore dhe analiza të ndarjes së tregut sipas grupeve të
kosnumatorëve, produkteve dhe shërbimeve, raportime si edhe manaxhim risku
etj.

Interesi jonë
legjitim për të përmirësuar shërbimet tona, për të përmirësuar eksperiencën e
ofruar ndaj jush si klientë, për të zhvilluar shërbime të reja, për të
manaxhuar riskun ose për të përmbushur detyrimet tona ligjore. 

Art. 6 (1) (c) dhe
(f) i  Rregullores

Ne zhvillojmë
shërbimet tona ekzistuese si edhe shërbime të reja.

Interesi jonë
legjitim për të përmirësuar shërbimet tona, për të përmirëuar eksperiencën e
përdoruesve si dhe për të zhvilluar shërbime të reja.

Art. 6 (1) (f) i
Rregullores

Ne kontrollojmë dhe
në qoftë se është e nevojshme përmirësojmë dhe përditësojmë të dhënat tuaja personale,
manaxhojmë marrëdhënien me klientin, përmes kontrollit dhe përditësimit të
tyre me anë të burimeve të jashtme dhe të brendshme dhe gjithashtu kërkojmë
përditësim të të dhënave nga ju.

Zbatimi i një
kontrate, implementimi i masave parakontraktuale ose zbatimi i një detyrimi
ligjor.

Art. 6 (1) (b) dhe
(c) of the Regulation

Ne ju dërgojmë
materiale reklamuese dhe oferta duke përfshirë këtu oferta personale të
produkteve dhe shërbimeve te partnerëve tanë.

            
Ne mund të na duhet
pëlqimi juaj.

 

Pëlqimi juaj ose
interesi jonë legjitim për të ofruar shërbime shtesë.

Art. 6 (1) (a) dhe
(f) i Rregullores

Ne organizojmë
lojëra dhe fushata.

            
Ne mund të na duhet
pëlqimi juaj.

Pëlqimi juaj ose
interesi jonë legjitim për të ofruar shërbime shtesë.

Art. 6 (1) (a) dhe
(f) i Rregullores

Ne duam të kuptojmë
pritshmëritë tuaja më mirë (p.sh. analiza e vizitave në Website, pyetësorë
për klientët etj.) për qëllime të biznesit tonë, të tilla si analiza e të
dhënave, certifikime, zhvillimi i modeleve të reja, identifikimi i trendeve
në aksesimin e Website-t apo MyIute, zhvillimi i hapësirave të personalizuara
në Website-n e partnerëve tanë apo në MyIute, duke prezantuar produkte dhe
oferta që janë të përshtatura për nevojat tuaja personale ose masim
efektivitetin e fushatave tona promocionale. 

            
Ne mund të na duhet
pëlqimi juaj.

Pëlqimi juaj ose
interesi jonë legjitim për të përsosur shërbimet tona, për të përmirësuar
eksperiencën e përdoruesit si dhe për të zhvilluar produkte dhe shërbime të
reja.

Art. 6 (1) (a)
dhe  (f) i Rregullores

 

7.                            
PROFILIZIMI DHE
VENDIMMARRJA AUTOMATIKE

7.1                        
Ne gjithashtu
mund të përpunojmë të dhënat tuaja duke u bazuar në analizën e profilit si dhe
mbi bazen e vendimmarrjeve automatike, të cilat përdorin të dhënat e profilit
tuaj (informacion personal). Përpunimi është i drejtë dhe transparent dhe
realizohet pa iu nënshtruar asnjë praktike diskriminuese kundrejt jush apo
klientëve të tjerë në kuadër të përmbushjes së kushteve dhe detyrimeve që
rrjedhin nga një marrëveshje si dhe në bazë të interesit tonë legjitim.

7.2                        
Ne përdorim
analiza profili dhe vendimmarrje automatike sepse këto metoda mundësojnë
korrektësi më të lartë dhe paanësi në gjykimin e vendimmarrjes (p.sh. duke
reduktuar gabimin potencial të faktorit njerëzor, diskriminimin apo abuzimin me
detyrën) ose na mundëson ne të marrim vendime në një kohë më të shkurtër dhe
duke qënë më efektivë. Ne gjithashtu përdorim analiza profili dhe vendimmarrje
automatike gjatë përpunimit të të dhënave në mënyrë që t’ju dërgojmë juve
materiale përmes marketingut direkt si dhe për të monitoruar transaksionet në
kuadër të parandalimit të mashtrimit.

7.3                        
Ne ndjekim
udhëzimet e Artikullit  29  të Grupit të Punës për Mbrojtjen e të Dhënave
Personale në lidhje me vendimmarrjen individuale si dhe profilizimin bazuar ne
përpunimin e automatizuar, të cilin e gjeni këtu më poshtë: 
http://ec.europa.eu/newsroom/article29/document.cfm?doc_id=49826.

8.                            
PLOTËSIMI
PARAPRAK I FUSHAVE

8.1                        
Ne mund të
përdorim plotësimin paraprak të fushave me detajet e kontakteve tuaja në
kanalet tona te vëna në dispozicion për ju apo në sisteme të tjera dhe në
mënyrë që të lehtësojme shërbimin që ju ofrojmë. Plotësimi paraprak i fushave,
aplikohet nga ne, në rastet kur të dhënat tuaja janë ndarë tashmë me ne më
parë, nëpërmjet aplikimit në kanalet tona digjitale apo sisteme të tjera dhe ju
jeni tashmë një klient. Ne do të plotësojmë paraprakisht fushat e detajeve të
kontakteve tuaja me të dhënat tuaja të vëna 
në dispozicion  nga ju gjatë
shërbimit të fundit të marrë nga ne në bazë të marrëveshjes. Ju duhet të
kontrolloni gjithmonë informacionin e para-plotësuar të fushave, për të
konfirmuar që ai është korrekt. 

8.2                        
Në qoftë se nuk
doni që fushat e detajeve të kontaktit tuaj të mos plotësohen paraprakisht në kanalet
tona digjitale vënë në dispozicion për ju apo në sisteme të tjera, ju mund të
zgjidhni ta hiqni dhe të mos ta aplikoni këtë opsion.  Na kontaktoni përmes mundësive tona të
kontaktit vënë në dispozicion për të bërë të mundur heqjen e këtij opsioni.

9.                            
PËRPUNIMI I TË
DHËNAVE PERSONALE PËR QËLLIME MARKETINGU

9.1                        
Ne përpunojmë të
dhëna personale për qëllime marketing. Në qoftë se një përpunim i tillë është i
bazuar në pëlqimin tuaj, ju keni të drejtën të tërhiqni këtë pëlqim në çdo
kohë. Në rast se një përpunim i tillë nuk është bazuar në një pëlqim të dhënë
nga ju, ju mund të refuzoni këtë material marketingu, në çdo kohë. Në mënyrë
që  të bëhet e mundur për ju të tërhiqni
pëlqimin ose refuzoni marrjen e materialeve të marketingut, ju lutem dërgoni kërkesën
përkatëse tek kontaktet tona vënë në dispozicion për ju ose administroni
pëlqimin tuaj në kanalet tona vënë në dispozicion për ju.

9.2                        
Informacioni i
përgjithshëm rreth shërbimeve tona si dhe informacioni prezantues apo
informacion shtesë  në lidhje me
ndryshimet në termat dhe kushtet apo në listën e çmimeve, ose informacioni
lidhur me zbatimin e një marrëveshjeje të dakordësuar me ju, nuk konsiderohet
material marketingu. Në përgjithësi, ju nuk mund të refuzoni të merrni një
informacion të tillë nga ne. 

10.                       
TRANSFERIMI I TË
DHËNAVE PERSONALE TEK PALËT E TRETA

10.1                    
Ne do të
ndajmë/transmetojmë të dhënat tuaja personale tek :

10.1.1. kompanitë që i përkasin grupit në mënyrë që:  (1) të sigurojmë përputhshmërinë me kërkesat
për kontroll dhe manaxhim risku; (2) organizuar kërkim strategjik dhe analiza
të ndarjes së tregut sipas grup-kategorive 
të klientëve,  produkteve dhe
shërbimeve dhe indikatorëve të tjerë financiarë; (3) për të siguruar
përputhshmërinë me normat  efektive të kujdesit,
përfshirë kërkesat për kapital dhe likuiditet; (4) për të bërë të mundur
lidhjen dhe zbatimin e marrëveshjeve si dhe për të ndarë me ju informacion
rreth marrëveshjeve në fuqi të dakordësuara midis jush dhe personave pjesë e të
njëjtit grup me ne; (5) të zhvillojë dhe të implementojë sistemin informativ të
të gjithë grupit; dhe  (6)  zbatimin e masave të vigjilencës së duhur të
përcaktuara dhe parashikuara në ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave
dhe kundër Financimit të Terrorizmit;

10.1.2. Partnerëve tanë të cilët jane subjekte tregtare  të lidhur me ofrimin e shërbimeve tona si
edhe me zbatimin e marrëveshjeve të dakordësuara me ju (p.sh.partnerët tanë të
biznesit me të cilët ne kemi lidhur marrëveshje shërbimi për kreditimin e
konsumatorit, garancitë, garantorët, mbajtësit e kolateralit, ndërmjetësit e
pagesave, institucionet e kreditimit, organizatat ndërkombëtare të kartave,
përkthyesit, komunikimi PR, ofruesit e shërbimeve të Teknologjisë dhe
Informacionit dhe shërbimeve postare, ofruesit e shërbimit “call center”); 

10.1.3. regjistruesve pranë regjistrave të ndryshëm
(p.sh. regjistrimi i popullsisë, regjistrat tregtarë, regjistrat e evidentimit
të  trafikut) tek të cilët ne
transmetojmë të dhëna dhe prej të cilëve ne kërkojmë për të  dhënat tuaja personale në mënyrë që të
kontrollojmë dhe garantojmë saktësinë dhe integritetin e të dhënave tuaja personale
për të zbatuar masat parakontraktuale ose realizuar zbatimin e një kontrate të
dakordësuar me ju;

10.1.4. palëve të treta të cilat i marrin të dhënat tuaja
personale si pjesë e shërbimit të kërkuar prej jush;

10.1.5. ofruesve të shërbimit të  cilët janë kontraktuar nga ne pjesërisht apo
plotësisht në bazë të ligjit në fuqi, duke pranuar që këta persona janë në
përputhje me kërkesat organizative, fizike, te teknologjisë së informacionit,
të përcaktuara nga ne në përputhje me mbrojtjen e të dhënave personale;  

10.1.6. palëve të tjera të treta  në rast se ju keni shkelur marrëveshjen  (p.sh. ofruesin e shërbimit të mbledhjes së
borxhit, gjykatat, administratorit  të
falimentit në rast falimenti apo likuidimi).

10.2                    
Në disa raste,
ne mund të jemi të detyruar të ndajmë dhe të transmetojmë të dhënat tuaja personale
për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ligji në fuqi, në bazë të kërkesës
autoriteteve publike të autorizuara me ligj, organizmave shtetërore,
institucioneve, departamenteve, kompanive të sigurimit, brokerave në sigurim,
bankave dhe institucioneve sipas qëllimit dhe brenda kompetencës së tyre si dhe
në përputhje me Ligjin Nr. 9887 date 10.03.2008, i ndryshuar “Për Mbrojtjen e
të Dhënave Personale”  si dhe normat e
tjera në fuqi të legjislacionit shqiptar (p.sh.transmetimi i të dhënave tek
autoritetet e mbledhjes së borxhit me forcë, noterët, administratorët e e
falimentit, zyrat e tatim – taksave, 
autoritetet e kufirit, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare). 

10.3                    
Ne mund të
përdorim palë të treta në kuadër të zbatimit të një marrëveshje të dakordësuar
me ju dhe të bëjmë të aksesueshme të dhënat tuaja për ta. Këta persona
procesojnë të dhënat tuaja sipas rregullave të tyre dhe nën përgjegjesinë e
tyre. Ne gjithashtu mund të përdorim palë të treta jashtë territorit të
Shqipërisë në  kuadër të zbatimit  të një marrëveshje të dakordësuar me ju, palë
të cilat përpunojnë të dhënat tuaja personale në përputhje me ligjin e vendit
të vendodhjes së tyre.

11.                       
TË DHËNA TË
TRANSFERUESHME NË VENDE JASHTË ZONËS EKONOMIKE EUROPIANE

11.1                    
Ne përpunojmë të
dhënat tuaja personale në Republikën e Shqipërisë dhe në Zonën Ekonomike
Europiane, por mund të këtë raste kur ne transmetojmë të dhënat tuaja personale
drejt vendeve jashtë Zonës Ekonomike Europiane. Ne transmetojmë të dhëna personale
në ato vende jashtë Zonës Ekonomike Europiane për të cilat Komisioni Europian
ka vendosur ti klasifikojë si vende me nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të
dhënave personale. Në qoftë se nuk ka një vendim të tillë, ne do të
dërgojmë  të dhëna personale jashtë Zonës
Ekonomike Europiane vetëm në qoftë se të dhënat tuaja personale garantohen në
gjykatë si edhe vendi ka zgjidhje ligjore efektive. Gjithashtu, transmetimi i
përshkruar më sipër nuk bëhet në qoftë se nuk ka një bazë ligjore (p.sh.
zbatimi i një detyrimi ligjor apo pëlqimi juaj).  

12.                       
SI I MBROJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE

12.1                    
Ne i mbrojmë të
dhënat tuaja personale në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe
parimet e direktivave të Bashkimit Europian për mbrojtjen e Informacionit dhe
të Dhënave Personale (përfshirë Rregulloren (EU) 2016/679).

12.2                    
Informacioni
juaj ruhet i sigurt në serverat tanë ose në serverat e nënkontraktorëve tanë
ose partnerëve të biznesit (ose në disa raste informacioni ruhet gjithashtu ne
letër nën masat mbrojtëse respektive). Informacioni është i disponueshëm dhe
përdoret në përputhje me politikat tona të sigurisë dhe standarded (ose ato të
nënkontraktorëve tanë apo partnerëve tanë në biznes), gjithmonë në përputhje me
legjislacionin efektiv si dhe masat e nevojshme mbrojtëse.

12.3                    
Gjithashtu ne
nuk mund të garantojmë që transmetimi i të dhënave përmes internetit, Website
apo MyIute është i çliruar nga çdo rrezik për sulme kibernetike, ne dhe
partnerët tanë në biznes bëjmë çdo përpjekje për të marrë masat e duhura për të
ofruar mbrojtje fizike, personale apo të dokumentave si dhe mbrojtje të
sistemeve të automatizuara të informacionit, në lidhje me të dhënat tuaja në
përputhje me ligjin në fuqi. Përshembull, ne aplikojmë masat si më poshtë
vijon:

12.4                    
Akses i limituar
i punonjësve dhe nënkontraktorëve tanë tek të 
dhënat tuaja personale, të cilat vihen në dispozicion vetëm mbi bazën e
një qëllimi të qartë në bazë të të cilitdo të përpunohen;

12.5                    
Të dhënat
personale ruhen elektronikisht në baza të dhënash ose në foldera  të ruajtur me fjalëkalime ose me nivele të
ndryshme autorizimi; ne ushtrojme monitorim dhe mbrojtje nga viruset ; bëjmë
kopje dhe mbajmë backup të krjuara për qëllime rikuperimi; sistemet gjthashtu
ruajnë histori aksesimi;

12.6                    
Në mjediset e kontrolluesve
të përbashkët, ku kryhet përpunimi  i të
dhënave personale, zbatohen masa të sigurisë teknike (përmes alarmit dhe
pajisjeve të sigurisë si edhe video vëzhgimit); mbrojtja nga zjarri; proçedurat
të mirëdetajuara në lidhje me akses kontrollin fizik;

12.7                    
Stafi i kontrolluesit
që përpunon të dhënat personale është familjar me kërkesat sipas legjislacionit
në fuqi, politikat e kontrolluesit, si dhe risqet ekzistuese dhe skenaret për
mundësinë e ndodhjes së tyre;

12.8                    
Sistemet
informatike të përpunimit të të dhënave, përfshirë dhe ato individuale, janë
subjekt kontrolli te rregullt të software. Për qëllime të gjurmueshmërisë së
plotë si dhe reagimit në kohë, regjistrimet e informacionit në lidhje me çdo
akses dhe operacion të realizuar në lidhje me të dhënat personale mbahen nga kontrolluesi.
Mbajtja e regjistrimeve është plotësisht automatike dhe është pjesë integrale e
procesit të përpunimit të të dhënave. Kontrolluesi përms rregullave të qarta,
ka përcaktuar masa teknike dhe organizative që konsistojnë në kushte dhe terma
për mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen në letër të të dhënave personale të
klientëve të saj, si dhe rregulla strikte për monitorimin e përputhshmërisë dhe
zbatimit të tyre, monitorim për garantimin e mbrojtjes nga aksesi i
padëshiruar;

12.9                    
garantohet
mbrojtja kontraktuale nën kushtet dhe termat e marrëveshjeve me përpunuesit
palë të treta të cilët veprojnë për adresë të kontrolluesit;

12.10                
kur ne ju
ofrojmë juve (ose zgjedhim t’ju ofrojmë) një fjalëkalim i cili ju jep akses në
pjesë të caktuara të website-ve apo një portal tjetër apo shërbim që ne
manaxhojmë, ju jeni përgjegjës për mbajtjen e konfidencialitetit të këtij
fjalëkalimi si dhe për t’u sjellë në përputhje me procedurat e sigurisë me të
cilat ne ju bëjmë me dije. Ju lutem mos e ndani fjalëkalimin tuaj me askënd.

13.                       
PËR SA KOHË I RUAJMË TË DHËNAT TUAJA

13.1                    
Ne përpunojmë të dhënat tuaja për aq kohë sa është e nevojshme për të
realizuar qëllimin për të cilin janë mbledhur të dhënat tuaja personale ose për
të përmbushur detyrimin tonë ligjor rrjedhur sipas ligjit në fuqi. Periudha e
ruajtjes së të dhënave bazohet në marrëveshjet e dakordësuara me ju ose në
interesin tonë legjitim ose mbi bazën e ligjit të aplikueshëm. Në qoftë se të
dhënat  tuaja përpunohen për më shumë se
një qëllim, ne do  t’i mbajmë të dhënat
tuaja deri sa të përmbushet qëllimi me kohën e përpunimit më të gjatë; por do
të ndalojmë së përpunuari  për qëllimin
me afat më të shkurtër.

13.2                    
Ne ofrojmë akses të limituar tek të dhënat tuaja vetëm për ato palë të
përfshira në përpunimin për qëllimin specifik. 

13.3                    
Në rrethana të caktuara, ne mund t’i mbajmë të dhënat tuaja personale për
një periudhë më të  gjatë në mënyrë që të
kemi  rekorde të sakta të marrëdhënies
suaj me ne, në rast ankesash apo mosmarrëveshjesh ose në rast se kemi arsye të
besojmë që mund të ketë vend për një mosmarrëveshje të mundshme, në kuadër të
së cilës nevojiten të dhënat tuaja.

13.4                    
Periudhat e ruajtjes së të dhënave bazohen tek nevojat e biznesit si dhe në
përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. Të dhënat personale të cilat nuk
nevojiten më, do te depersonalizohen ose shkatërrohen në përputhje me ligjin.

14.                       
cookies

14.1                    
Përpunimi i cookies:

Cookies janë tekste/fjalë të shkurtra të cilat disa faqe website i
ruajnë  në  kompjuterin apo telefonin apo pajisjen me të
cilën aksesoni internetin/faqen. Cookies i lejojnë faqes së web-it të
ruajë/memorizojë veprime të tilla si: hyrja, gjuha, apo përcaktime të tjera ne
ekran, në mënyrë të tillë që të mos ju duhet të fisni të njëjtat të dhëna sa
herë që vizitoni të njëjtën faqe web-i apo shfletoni faqe të ndryshme.

Cookies në shfletuesin e internetit 

Faqja jonë mund të përdorë cookies për të përmirësuar eksperiencën tuaj si përdorues.
Shfletuesi juaj internetit Ruan cookies ne kompiuterin tuaj me qëllim të
memorizimit të të dhënave të faqeve që ju vizitoni.  Ju mund të zgjidhni të refuzoni cookies tek
përcaktimet e shfleturesit tuaj të internetit ose të zgjidhni të merrni një
njoftim çdo herë që aksesoni faqen në lidhje me cookies. Në qoftë se zgjidhni
këtë opsion, disa pjese të faqes së web mund të mos funksionojnë siç janë
dizenjuar.

Google, Facebook dhe AdForm cookies

Ne përdorim cookies për marketimin online në  Google AdWords Remarketing Platform. Kjo
përfshin përdorimin e palëve të treta, përfshirë Google, për t’ju shfaqur
reklama pas vizitës në faqen tonë. Kjo mund të realizohet në formën e një
reklame në faqen e kërkimit të Google ose në Google Display Network. Ne dhe
palet e treta(shitësit/partnerët), përfshirë Google, ndajmë  cookies (të tilla si Google Analytics) për të
analizuar impaktin e reklamave tona, për të identifikuar përdorime të tjera të  shërbimeve reklamuese dhe për të përllogaritur
deri ne çfarë mase referimet e klientëve vijnë përmes vizitave në faqet tona.
Ju mund të përcaktoni mënyrën se si Google ua shfaq reklamat.

 

Ne përdorim platformën e marketingut dhe rimarketimit të Facebook  të cilat përfshijnë përdorimin e të dhënave
nga ne dhe  palë të treta, duke përfshirë
Facebook, për t’ju shfaqur juve reklama pas vizitës suaj apo interaktivitetit
tuaj në faqen tonë. Kjo mund të shfaqet në formën e reklamës në platformën e
Facebook.  Ne dhe palët e treta, përfshirë
dhe Facebook, ndajmë cookies në mënyre që te analizojmë nivelin e impaktit të
reklamës, përdorime të tjera të reklamës si dhe në çfarë niveli reagimi
juaj  do të impaktohet nga reklamat tona
pas vizitës apo interaktivitetit tuaj faqen tonë.  

Ne përdorim cookies nga plaforma Google Analytics për të mbledhur
statistika demografike dhe në lidhje me interesin dhe pëlqimin, ku raportet mbi
këto të dhëna më së shumti tregojnë agregim të dhënash dhe jo individualizim të
vetë mbajtësve apo përdoruesve të tyre. Këto statistika, përdoren për të
optimizuar dhe krijuar materiale reklamuese duke targetuar grupe specifike si
dhe për të optimizuar përmbajtjen e faqes sonë. 
Vizitorët mund ta ç’aktivizojnë opsionin e Google Analytics për të
dërguar reklama apo të personalizojnë përcaktimet në lidhje me dërgimin e
reklamave ne Google Display Network.

Cookies në Google Analytics na lejojnë të 
mbledhim informacion anonim në lidhje me sjelljen e përdoruesve në faqen
tonë. Informacioni është anonim dhe nuk përmban të dhëna personale.
Informacioni i mbledhur nga cookies në 
Google Analytics në faqen tonë të Web transmetohet dhe ruhet në
softaware-t e Google në përputhje me politikat e privatësisë së Google.

Ne përdorim tools për të gjurmuar 
Google AdWords dhe Facebook në mënyrë që të optimizojmë mundësitë e
reklamimit. Përdorimi i këtyre tools na lejon të përllogarisim interaktivitetin
midis reklamave tona dhe rikthimeve në faqen tonë.

Ju mund të ç’aktivizoni opsionin e rimarketimit duke vizituar link-et me
poshte:

Për 
Google:
https://support.google.com/googleads/answer/2375362?co=ADWORDS.IsAWNCustomer%3Dfalse&hl=en

Për 
Facebook: 
https://www.facebook.com/ads/website_custom_audiences/

Për AdForm: https://site.adform.com/privacy-center/platform-privacy/opt-out/

14.2                    
Manaxhimi dhe fshirja e  cookies:

Ju mund të pranoni ose refuzoni cookies duke ndryshuar përcaktimet në  shfletuesin tuaj. Në qoftë se ju zgjidhni të ç’aktivizoni
cookies,  atëherë ju mund të mos jeni në
gjendje të përdorni të gjitha  veçoritë e
website-t tonë. 

Shumica e shfletuesve te përditësuar ju lejojnë të kontrolloni cookies
përmes cilësimeve të ruajtuara të shfletuesit.

14.3                    
Cookies na ndihmojnë:

14.3.1              
Ta përshtasim faqen tonë të web-it me pritshmëritë tuaja;

14.3.2              
Të memorizojmë cilësimet tuaja gjatë vizitave tuaja;

14.3.3              
Për të përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme faqen tonë për ju;

14.3.4              
Për të përmirësuar efiçencën e reklamimit tonë.

14.4                    
Ne nuk përdorim cookies për:

14.4.1              
Mbledhjen e të dhënave personale të identifikueshme – ne gjithmonë do t’ju
kërkojmë  në mënyrë të qartë të na jepni
pëlqimin tuaj nëqoftëse doni t’i ndani me ne informacione të tilla;

14.4.2              
Mbledhjen e të dhënave tuaja personale sensitive pa pëlqimin tuaj të
shprehur në mënyrë të qartë.

14.5                    
Përdorimi i cookies bie në këto kategori:

14.5.1              
Cookies për veçoritë e website:

Ne përdorim cookies për ta bërë faqen tonë të web të punojë më mirë. Për
shembull ne ruajmë informacion kur ju aksesoni faqen tonë të web-it në mënyrë
që të mos ju duhet të identifikoheni sa herë që vizitoni një faqe/menu të
ndryshme gjatë sesionit tuaj.

Pasi ju ç’aktivizoheni ose mbyllni shfletuesin, sesioni i cookies do të
fshihet.

14.5.2              
Analytical cookies:

Programet analitike përdorin cookies për të mbledhur të dhëna statistikore
që na ndihmojnë të përmirësojmë faqen tonë të web-it.  Vetëm në qoftë se ju na pajisni më
informacion  të plotë dhe të qartë duke
plotësuar një formë apo duke na telefonuar, të gjitha të dhënat e mbledhura me
anë te programeve analitike do të ruhen ne mënyrë anonime dhe ne do të shofim
vetëm vlera të përgjithshme dhe jo të dhëna individuale specifike.

Shembujt përfshijnë:

·       
Si erdhët në website-n tonë  (e.g.
përmes nje motorri kërkimi, reklamës, etc.);

·       
Veprimet që kryet në faqen tonë të web-it, të tilla si numri i faqeve që
patë, në cilën faqe vizitori u lagua nga website;

·       
Sa shpesh e vizitoni faqen tonë të web-it;

·       
Teknologjia që përdoret nga vizitorët tanë (p.sh. shfletuesi, sistemi i
operimit, pajisja etj). 

14.6                    
Për të mësuar më
shumë në lidhje me cookies në përgjithësi si dhe  si i manaxhojmë, ju lutem vizitoni
www.aboutcookies.org

15.                       
TË DREJTAT TUAJA PËR MBROJTJE TË TË
DHËNAVE PERSONALE

15.1                    
Ju keni të dhëna të caktuara në lidhje me të dhënat tuaja personale, të
tilla si: 

(a)                         
Të na kërkoni t’ju vendosim në dispozicion detaje të mëtejshme për mënyrën
se si përdoren të dhënat tuaja;

(b)                         
Na pyesni t’ju japim akses tek të dhënat tuaja personale si dhe t’ju
pajisim me kopje të tyre;

(c)                          
Të merrni të dhëna personale që lidhen me ju dhe të cilat ju na i keni vënë
në dispozicion në një mënyrë të strukturuar, të lexueshme përmes një formati
automatik dhe atëherë kur është e mundur të kërkoni të transferohen këto të
dhëna në një kontrollues tjetër pa pengesë në qoftë se përpunimi i tyre bazohet
në konsentin tuaj ose në një marrëveshje dhe realizohet përmes mjeteve të
automatizuara.

(d)                         
Të na kërkoni të përditësojmë çdo pasaktësi në të dhënat që kemi ruajtuar
si dhe të korrigjojmë/përditësojmë sipas rastit;

(e)                          
Të na kërkoni të fshijmë apo të anonimizojmë të gjitha të dhënat në lidhje
me ju për  të cilat ne nuk kemi më bazë
ligjore për t’i përpunuar;

(f)                           
Kur përpunimi bazohet në një dhënie pëlqimi dhe lidhet me marketingun
direkt, ju mund ta tërhiqni konsentin tuaj në mënyrë që ne të mos ju
kontaktojmë në vijim për një qëllim të tillë;

(g)                         
Të kundërshtoni çdo procesim të dhënash për qëllime të vendimmarrjes
automatike (përfshirë dhe profilizimin) kur kjo ju afekton në mënyrë të
qënësishme, ndërkohë që ju keni mundësinë të ushtroni të drejtën tuaj për të
kërkuar përfshirjen e faktorit human nga kontrolluesi, të drejtën për të
shprehur opinionin tuaj si dhe për të kundërshtuar vendimin;

(h)                         
Të kërkoni nga ne të limitojmë përpunimin e të dhënave p.sh. kur po hetohet
një ankesë.

15.2                    
Procedura për ushtrimin e të drejtave:

15.2.1              
Ju mund të ushtroni të drejtat tuaja duke kontaktuar personin e kontaktit në një prej mënyrave si vijon: në rrjet, me e-mail ose postë, telefon ose fax,
të detajuara më sipër.   

15.2.2              
çdo aplikim, kërkesë apo ankesë e juaja, protokollohet në hyrje,
rishikohet, ne verifikojmë identitetin tuaj dhe të drejtën që ju doni të
ushtroni dhe ju përgjigjemi brenda periudhës prej 1 muaj nga data e marrjes në
dorëzim. Në raste më komplekse, apo gjatë një periudhe të ngarkuar, kjo periudhë
kthim përgjigje mund të zgjatet deri në dy muaj të tjerë, periudhë mbi të cilën
do t’ju njoftojmë. Në rast se ka arsye për ta refuzuar kërkesën, do të
njoftoheni me shkrim.

15.2.3              
Ushtrimi i këtyre të drejtave është subjekt përjashtimesh, përshembull kur
interesi publik duhet të mbrohet (p.sh. në ndërhyrjen apo zbulimin e krimeve)
ose interesi jonë legjitim, ose ushtrimi I të drejtave dhe lirive të të
tjerëve.

Në qoftë se keni pyetje për përpunimin e të dhënave tuaja, ju lutem
kontaktoni me ne nëpërmjet të dhënave të kontaktit të vendosura në dispozicion
në seksionin 1 më sipër (Nga e Hëna   të Premte ora  09:00 deri  në orën 18:00 ).

Në qoftëse nuk jeni të kënaqur me përpunimin e të dhënave tuaja apo me
përgjigjen tonë gjatë ushtrimit të të drejtave tuaja, keni të drejtën të
dërgoni një ankesë tek Komisioneri për Mbrojtjen
e të Dhënave Personale
në: https://www.idp.al/ankohu-3/. Ju lutemi
adresohuni tek ne më parë për të zgjidhur çështjen përpara se të kontaktoni
Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

16.                       
NDRYSHIMET E TË
DHËNAVE PERSONALE DHE PËRFUNDIMI I PËRPUNIMIT TË TYRE

16.1                    
Na informoni menjëherë në rast ndryshimesh apo
pasaktësish në të dhënat tuaja personale dhe na i dërgoni ato. Me kërkesën
tuaj, dorëzoni dhe një dokument që provon ndryshimin tek të dhënat tuaja (p.sh
certifikatë për ndryshimin e emrit).

16.2                    
Ne përpiqemi të 
bëjmë më të mirën për t’u siguruar që të dhënat tuaja personale janë të
plota dhe korrekte.

17.                       
PËRDITËSIMI I DEKLARATËS

Ne mund të bëjmë ndryshime në këtë politikë hera herës. Ndryshimet do të
bëhen efektive kur Deklarata e ndryshuar të jetë publikuar ne faqen zyrtare të
interetit si dhe një njoftim për ndryshimin do të shfaqet gjithashtu ne faqe.

 

IutePay
Sh.p.k.