Mirë se vini në ekosistemin iute, ku thjeshtësia takohet me komoditetin. Ne kemi revolucionarizuar mënyrën se si ti akseson shërbime të shumta duke i ofruar ato përmes një llogarie të vetme pagese.
Aplikacioni Myiute është porta jote për në një botë shërbimesh. Përjeto lehtësinë e pagesës për blerjet e tua pa pasur nevojë për të përdorur para fizike, rimbush llogarinë pa probleme, transfero para, paguaj nga telefoni për produkte dhe shërbime, merr miratim të menjëhershëm të kredisë dhe shumë më tepër – të gjitha në një vend.
Ja çfarë përfiton:
Kontroll të Transaksioneve: Mbaj të dhënat e të gjitha transaksioneve që ti bën, përmes një llogarie të vetme, duke pasur kontroll të plotë të veprimeve të tua financiare.
Njoftime për Transaksionet: Qëndro i përditësuar me njoftime në kohë reale për çdo transaksion që kryen, duke u siguruar që të jesh gjithmonë i informuar.
Akses në çdo kohë, kudo: Aplikacioni Myiute është i disponueshëm për ty 24/7, kështu që mund të menaxhosh me lehtësi llogarinë dhe të përdorësh shërbimet që të nevojiten sa herë dhe kurdoherë që dëshiron.
Dërgo para!
Thuaj lamtumirë pritjeve në rradhë për të bërë pagesa dhe shijo thjeshtësinë e menaxhimit të të gjitha veprimeve të tua financiare në një vend.
Dërgo para tek të afërmit dhe miqtë, paguaj faturat, bli në dyqane të ndryshme fizike dhe online dhe akseso para cash përmes rrjetit tonë të gjerë të dyqaneve partnere ose ATM-ve tona – të gjitha këto me aplikacionin Myiute.
Dërgo para në institucionet e tjera financiare.
Shlyej automatikisht pagesat e kësteve të kredisë së iute.
Ne të ofrojmë fleksibilitetin për të marrë para nga individë të tjerë drejtpërdrejt në llogarinë tënde të pagesave. Ti gjithashtu mund t’i transferosh para vetes nga institucione të tjera financiare.
Për më tepër, rrjeti ynë i gjerë i partnerëve * të lejon të rimbushësh me lehtësi llogarinë tënde me para, në mënyrë që të kesh gjithmonë fonde të mjaftueshme në dispozicion. Dhe nëse po kërkon mbështetje financiare shtesë, mund të marrësh një kredi tek iute që përmbush nevojat e tua të menjëhershme.
Merr para nga institucione të tjera financiare shqiptare ose jashtë vendit, nëpërmjet konvertimit valutor të menjëhershëm.