044 50 50 60 WhatsApp

Shijo potencialin e plotë të Portofolit Digjital Myiute.

  • Regjistrimi në Myiute  kryhet nëpërmjet Numrit Personal të Identifikimit, të cilin e gjen në kartën tënde të identitetit ose në pashaportë.
  • Pasi të jesh regjistruar, do të të vij me SMS në telefon një numër PIN 4-shifror. Shkruaj PIN-in ne aplikacion, për të aksesuar në portofolin tënd digjital.
  • Vendos numrin personal të telefonit i cili do të jetë i lidhur me aplikacionin Myiute.
    • Sigurohu që numri i telefonit i dhënë është aktiv dhe mund të marrë SMS ose telefonata për qëllime verifikimi.
    • Nëse ke nevojë të ndryshosh numrin e regjistruar të telefonit, kontakto me shërbimin tonë të klientit ose vizito një nga Degët e iute.
  • Për shërbim sa më të shpejtë, kur viziton Degët e iute-s, mbaj gjithmonë me vete Kartën Personale të Identifikimit.

Limiti i shpenzimit është një shumë e miratuar paraprakisht që mund ta përdorësh për të blerë produkte dhe shërbime në dyqanet e Partnerëve iute. Jemi krenarë që tashmë më shumë se 40,000 klientë tanë besnikë kanë limit shpenzimi aktiv. Ata mund të shijojnë një përvojë blerjeje pa shqetësime, me një kredit të paraaprovuar.

  • Ndiq hapat më poshtë për të kontrolluar nëse e ke aktivizuar tashmë limitin tënd të shpenzimit:
  1. Hap aplikacionin Myiute në telefonin tënd. Sigurohu që po përdor versionin më të fundit të aplikacionit për performancë optimale.
  2. Kontrollo limitin tënd të personalizuar të shpenzimit: Nëse ke aktivizuar një limit shpenzimi, ky informacion do të shfaqet dukshëm në ekranin kryesor të aplikacionit sapo të kesh hapur Myiute.
  3. Limiti i shpenzimit do të shfaqet pranë butonave: “Përdore në dyqane” dhe “Merr para”.
      • “Përdore në dyqane” të jep mundësinë për të paguar me këste vlerën totale të produkteve dhe shërbimeve që të duhen, në të gjithë rrjetin e Partnerëve iute, pa pritur aprovim. Tani mund të përmbushësh nevojat dhe dëshirat e tua menjëherë dhe të paguash më vonë me këste. Pasi të shtypësh “Përdor në dyqane”, sistemi do t’ju udhëheqë hap pas hapi. Informacion më të hollësishëm mund të gjeni në “Paguaj më vonë”.
      • “Merr Para” të jep mundësinë të marrësh kredinë në para, me miratim të menjëhershëm. Pasi të aktivizohet marrëveshja, shuma e kredisë do të paguhet në Llogarinë tënde të Pagesës dhe mund të përdoret për të paguar produkte dhe shërbime, për t’u transferuar tek të dashurit tuaj si dhe për t’u tërhequr fizikisht nga ATM-të e iute.
  • Nëse nuk të është aktivizuar ende limiti i shpenzimit, të ftojmë të shtypësh në reklamën promovuese “Aktivizo limitin tënd të shpenzimit” në hyrje të aplikacionit Myiute. Myiute do të të udhëzojë hap pas hapi për aktivizimin e tij.
  • Shuma e limitit tënd të shpenzimit do të varet nga të ardhurat personale, si dhe nga përvoja jote me institucionet financiare.
  • Si të shtosh fonde në llogarinë tënde të pagesës me para fizike?
  1. Vizito një pikë Partnere me iute: Gjej pikën më të afërt të Partnerit iute dhe kërko të rimbushësh llogarinë tënde të pagesës në Myiute.
  2. Për më shumë siguri, jepi shitësit numrin tënd personal të identifikimit (PIN).
  3. Trego shumën që dëshiron të kesh në llogarinë tënde në Myiute dhe dorëzo tek shitësi paratë fizike.
  4. Kontrollo llogarinë tënde Myiute për të parë balancën e përditësuar me shumën e parave të sapo-shtuara. Në rast se transaksioni është kryer me nënshkrimin e një fletëpagese, mbaje atë me vete për ta rakorduar me pasqyrën e llogarisë tënde.
  • Si të shtosh fonde në llogarinë tënde të pagesës me transfertë bankare?
  1. Mund të bësh një transfertë bankare në numrin IBAN të iute për të shtuar fonde në llogarinë tënde në Myiute:
    • IutePay IBAN: AL9120511258005738CLPRCLALLV
  2. Hap aplikacionin bankar ku disponon llogarinë tënde bankare dhe kryej një transferim në IBAN të iute të specifikuar më sipër. Lutemi plotësoni në vijim:
    • IutePay IBAN: AL9120511258005738CLPRCLALLV
    • Numri personal të identifikimit të vendosur djathtas, në fund të dokumentit tënd të identifikimit (numër i cili fillon me shkronjë të madhe, 8 shifra dhe përsëri shkronjë të madhe).
    • Shumën që dëshiron të transferosh nga llogaria jote bankare në llogarinë tënde në Myiute.
  3. Transferta bankare mund të marrë 2–3  ditë që të pasqyrohet në llogarinë tënde Myiute.
  4. Kontrollo llogarinë Myiute për të parë balancën e re, me shumën e shtuar. Mbaje fletën elektronike të llogarisë tënde bankare për ta rakorduar atë me pasqyrën e llogarisë në Myiute.
  • Si të paguash për produktet dhe shërbimet me paratë e tua duke përdorur Paguaj Tani:
  1. Vendndodhjet e partnerëve që pranojnë metodat e pagesave iute mund t’i gjesh në hartën tonë. Përveç hartës, të gjitha vendndodhjet e partnerëve që mund t’i identifikosh duke parë QR kode iute, në dyqane.
  2. Zgjidh produktin ose shërbimin që dëshiron të blesh ose përdorësh nga Partnerët iute.
  3. Shko tek arka dhe skano kodin QR të dyqanit me aplikacionin tënd Myiute.
  4. Skanimi i kodit QR duhet të kryhet duke hapur aplikacionin Myiute dhe duke shtypur butonin “skano iute QR”.
  5. Pas skanimit të kodit të vlefshëm QR, do të shfaqen opsionet e disponueshme të pagesës.
  6. Nëse ke fonde të mjaftueshme në dispozicion në Myiute-n tënd për të mbuluar koston e produktit ose shërbimit, kliko “Paguaj Tani”. Vendos vlerën e produktit ose shërbimit dhe kliko “Dërgo”.
  7. Nëse ke nisur pagesën “Paguaj Tani” por ke ndryshuar mendje, mund të anulosh gjithmonë pagesën në Myiute, në seksionin e transaksionit.
  8. Pas përfundimit të transaksionit nga partneri, në rast mosmarrëveshjesh blerjeje, fondet mund të kthehen nga partneri.
  9. Nëse blerja e planifikuar është më e madhe se fondet e tua, mund ta kombinosh blerjen me shërbimet e iute “Paguaj Më Vonë“.
  • Si mund të kombinohen fondet që kam në Myiute me fonde shtesë të produktit “Paguaj më Vonë”?
  1. Zgjidh produktin ose shërbimin që dëshiron të blesh nga Partnerët e iute.
  2. Shko tek arka dhe skano kodin QR të iute me anë të aplikacionit Myiute.
  3. Pas skanimit të kodit QR, do të shfaqen opsionet e disponueshme të pagesës:
  • Nëse ke fonde të mjaftueshme në dispozicion në Myiute për të mbuluar koston e produktit ose shërbimit, kliko “Paguaj Tani“. Vendos vlerën e produktit ose shërbimit dhe kliko “Dërgo”.
  • Nëse ke nevojë të përdorësh fonde shtesë, kliko “Paguaj më Vonë”, vendos shumën që dëshiron të merrësh dhe zgjidh midis “Smart 0” ose “Flexi”. Prit miratimin.

Duke zgjedhur “Smart 0” mund të paguash blerjen me këste pa asnjë kosto shtesë. Ti e kthen shumën e plotë bazuar në kohëzgjatjen e ofruar nga Smart 0. Nëse periudha e dhënë të duket shumë e shkurtër, mund të zgjedhësh një mënyrë alternative falë Flexi. Flexi të ofron fleksibilitin e shlyerjes së blerjeve me këste për periudha edhe më shumë se 1 vit, me interesa te ulëta mujore.

  • Kushtet e produkteve Smart 0 dhe Flexi ndryshojnë në varësi të ofertave të partnerëve dhe partnerët.

Pasi të kesh zgjedhur opsionin e dëshiruar, vazhdo me blerjen dhe nënshkrimin digjital.

  • Akseso paratë e tua nga ATM-të iute:
  1. Zgjidh ATM iute më të afërt.
  2. Në ekranin e ATM-së zgjidh veprimin e dëshiruar dhe shkruaj numrin tënd të referencës. Numrin e referencës mund ta gjesh në profilin tënd të aplikacionit Myiute. Numri i referencës përbëhet nga 9 shifra. Asnjëherë mos ia ekspozo numrin tënd të referencës personave të panjohur pasi ata mund të iniciojnë ndonjë transaksion mashtrues në emrin tënd.
  3. Pasi të kesh shtuar numrin e referencës në ATM, do të merrësh një SMS me një kod unik në numrin tënd të telefonit të regjistruar.
  4. Shkruaj kodin që të erdhi me SMS, në ATM.
  5. Zgjidh shumën e parave që dëshiron të tërhiqësh ose zgjidh një nga opsionet në ekranin e ATM!
  6. Merr paratë e tua – ashtu si bën gjithmonë.
  • Akseso paratë e tua nga rrjeti i Partnerëve iute:
  1. Prezantohu në sportelin e vendndodhjes së Partnerit tonë dhe informo që dëshiron të tërheqësh para nga llogaria e Myiute.
  2. Partneri do të kërkojë Numrin Personal të Identifikimit për verifikim.
  3. Informo partnerin për shumën që dëshiron të tërhësh nga llogaria Myiute.
  4. Merr paratë e tua.
  • Akseso paratë e tua në llogarinë tënde Bankare:
  1. Hyr në Myiute dhe kliko “Pagesa” tek llogaria jote.
  2. Në opsionet e disponueshme të paraqitura, zgjidh “Transfertë bankare”.
  3. Shkruaj numrin IBAN të llogarisë tënde bankare dhe vlerën që dëshiron të transferosh nga llogaria Myiute.
  4. Kujdesu që vlera mos të jetë më e lartë se bilanci jot i disponueshëm që e gjen nën fushën “Shuma”.
  5. Zgjidh “Vazhdo” për të përfunduar procesin e transferimit të fondeve.
  6. Ki parasysh se fondet do të të shfaqen në llogarinë bankare pas 2-3 ditësh.
  7. Në kohën e duhur, kontrollo llogarinë tënde bankare për të parë gjendjen e përditësuar me vlerën e transferuar nga Myiute. Kontakto kujdesin e klientit iute për pyetje apo shqetësime.
  • Rreth llogarisë tënde në Myiute

Llogaria e Pagesës Myiute të lejon të mbash, dërgosh ose merrësh para.

  1. Ti mund të mbash paratë e tua në portofolin digjital Myiute, në monedhën shqiptare Lek.
  2. Ti mund të kryesh transaksione pagese me paratë e tua në Myiute. Për arsyeje ligjore dhe sigurie, ne vendosim kufijtë e mëposhtëm të transaksioneve nga llogaria Myiute:
    • Kufiri ditor i transaksionit: 500 000 LEK
    • Kufiri mujor i transaksionit: 500 000 LEK

Kontakto shërbimin e klientit nëse keni pyetje në lidhje me këto kufij.

  1. Paratë elektronike të mbajtura në llogarinë Myiute i përkasin personit fizik ose juridik i cili është i regjistruar si mbajtësi i llogarisë Myiute.